Dy anije pasagjerësh u përplasën në portin e pireut mëngjesin e së enjtes si pasojë e erës së fortë dhe motit të keq që mbizotëron vendin. Roja bregdetare njoftoi se mjetet lundruese prekën njëri tjetrin pasi njëri prej trageteve që po tentonte të ankorohej në bankinë,u shty prej erës dhe goditi një tjetër traget të ankoruar më herët. Për fat nuk pati dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale.