12 vite pas vrasjes së Aleks Nikës në bulevard, vendimi i Strasburgut shihet si një shteg i ri për drejtësinë shqiptare, nga ana e kryeministrit Edi Rama. Teksa ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitej në SPAK në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme, nga kryeministria, Rama mbrojti veprën e sterilizimit por nuk tha asnjë fjalë për përballjen e ish ministrit me drejtësinë.