Top News/ Greqia drejton misionin kundër Huthit /Merr komandën e luftanijeve të BE-së në Detin e Kuq
27/02/2024 12:19

Greqia ra dakort zyrtarisht të hënën të marrë pjesë dhe të drejtojë misionin detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq për të mbrojtur linjat e transportit detar nga sulmet e militantëve huthi në Jemen. Një komitet sigurie i drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis urdhëroi pjesëmarrjen e një fregate greke në operacionin e quajtur “Aspides”, sipas fjalës greke “mburojë”, operacion që u njoftua javën e kaluar. Misioni do të drejtohet nga baza detare në Larisa, të Greqisë, nën komandën e admiralit grek Vasilios Griparis. Greqia ka një segment të rëndësishëm të transportit detar tregtar dhe është prekur drejtpërsëdrejti nga sulmet e huthive. Në portin e Pireut, pranë Athinës, u njoftua një rënie me 12.7% në aktivitetet në terminale gjatë janarit. “E kuptojmë të gjithë se pjesëmarrja në këtë operacion sjell rreziqe, rreziqe domethënëse”, tha të hënën ministri i mbrojtjes Nikos Dendias gjatë një vizite në fregatën “Hydra” në një bazë detare pranë Athinës. Fregata u nis për në mision në orët e vona të së hënës. “Greqia, si një fuqi detare me rol kryesor në transportin global, i kushton rëndësi të madhe nevojës për të ruajtur lirinë e lundrimit, si dhe jetën e grekëve që udhëtojnë në rrugë detare”, tha Dendias. Gjermania, Italia dhe Franca do të ofrojnë gjithashtu mjete detare për këtë mision, që do t’i bashkohen fregatës “Hydra”, ndërsa Italia do të marrë komandën taktike, thanë zyrtarët grekë. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius vizitoi fregatën gjermane “Hessen”, që merr pjesë në misionin Aspides, ndërsa vizitonte Kretën javën e kaluar. Anija është zhvendosur tashmë drejt Detit të Kuq, thanë autoritetet gjermane. Zyrtarët në Athinë e kanë përshkruar misionin Aspides si të natyrës mbrojtëse, duke shtuar se Greqia nuk do të marrë pjesë në sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ndaj objektivave ushtarake të rebelëve huthi në Jemen. Gjatë një seance dëgjimore në një komision parlamentar javën e kaluar, Dendias tha se mbajtja hapur e linjave të tregtisë në det është një “domosdoshmëri ekzistenciale për Greqinë”. “Nuk marrim qëndrim për çështjen huthi”, u tha Dendias ligjvënësve. “Por sfidojmë të drejtën e çdokujt që të hapë zjarr ndaj anijeve tona, ndaj anijeve evropiane dhe anijeve që lundrojnë në rajon dhe që vijnë në portet tona”.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58