Greqia nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë pas përfundimit të luftës, si pjesë e garancive të sigurisë. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Mariankis, gjatë një interviste televizive. Ai tha se nuk ka një plan të tillë dhe as nuk merret në konsideratë një gjë e tillë. Zëdhënënsi I qeverisë greke theksoi se vendime të tilla janë në dorën e secilit shtet anëtar dhe se mbështetja e Greqisë ndaj Ukrainës do të vijojë, por jo në nivel ushtarak. Ai tha se Athina ka ndihmuar që në fillim me armë, municione dhe automjete BMP-1.