Top News- Greqia bëhet gati për pushtim turk!/Konflikt në ishujt në Egje, skenar si në vitin 1996
07/06/2022 09:22

Greqia po përgatitet për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Mediat greke raportojnë referuar burimeve të larta në Ministrinë e Mbrojtjes, se Athina po përgatitet për një skenar si ai i krizës në ishuillin Imia në vitin 1996, që çoi vendet në prag të luftës.