Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump thotë se dëshiron ta bëjë Grenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për ta detyruar Danimarkën të dorëzojë ishullin e pasur me minerale dhe me rëndësi strategjike. Trump fillimisht shprehu interes për blerjen e ishullit kryesisht të mbuluar me akull dhe me vetëm 57,000 banorë nga Danimarka në vitin 2019, por u refuzua.