13 nga 14 doganierët grekë të pikës kufitare në Qafë Botë janë dërguar në paraburgim, pas akuzave për krijimin e një organizate kriminale dhe marrje të përsëritur rryshfeti. Procesi gjyqësor ndaj tyre nisi mëngjesin e së dielës dhe zgjati afro 20 orë, ndërsa vendimi për paraburgimin u bë publik në orët e para të mëngjesit të së hënës.