Pavlopetri, qyteti nënujor grek, mban me krenari titullin e më të vjetrit në botë. Konkretisht, arkeologët kanë konstatuar se ai daton në epokën Minoane, më shumë se pesë mijë vjet më parë. Pavlopetri nuk është vetëm i rëndësishëm për popullin grek, por është edhe pjesë e trashëgimisë kulturore të të gjithë botës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga rëndësia e tij, qyteti nënujor vuan nga grabitjet e objekteve, zhvendosja e rërës dhe sedimenteve, dhe ndotja e Gjirit të Vatikas, e shkaktuar kryesisht nga anijet e mëdha tregtare të ankoruara ilegalisht në gji.