Ngritja e flamurit grek nga një luftanije e Athinës e ankoruar në portet e Stambollit ka shkaktuar debate në rrjetet sociale. Turqit akuzojnë kapitenin e frigatës ‘Themistokliu’ se përdori një mision të NATO-s për propagandë dhe nxitje nacionalizmash të kota. Anija greke ndodhet në portet turke si pjesë e një misioni të NATO-s për siguri në Detin e Zi. Ajo shoqërohej në këtë mision nga një anije turke dhe një anije naftëmbajtëse franceze.