Në pedonalen qëndrore të Himarës, pasditen e sotme do mbahet një protestë në mbështetje të Fredi Belerit. Protesta është thirrur nga organizata Omonia, e cila më herët përmes një deklaratë, tha se autoritetet shqiptare kanë falsifikuar provar e dosjes hetimore. Kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis, njëkohësisht nipi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, do marrë pjesë në protestë dhe do jetë një ndër folësit kryesorë në mbështetje të Belerit.