Greva e njoftuar e palës greke ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në pikat e kalimit kufitar mes dy vendeve. Policia njofton se në Kakavijë, Qafë Botë dhe Tre Urat prej orës 07:00 të mëngjesit është ndaluar kalimi i automjeteve dhe përpunimet e dokumentacionit kryhen vetëm nga për këmbësorët. Greva zgjat deri në orë 23:00. Protesta dhe grevat janë thirrur në përvjetorin aksidentit të rëndë hekurudhor, që ndodhi më 28 shkurt të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë.