Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte në Sarandë, ku po bëheshin festime në lidhje me festën e 8 Marsit. Zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator dhe është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e biznesit në pronësi të shtetasit M.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij incidenti, ku fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.