Për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, Bashkimi Europian do të akordojë një grant prej 136 milionë eurosh. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga Ministri i Financave Ervin Mete, Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato dhe Shefja e BERZH-it në Shqipëri, Ekatarina Solovova, duke i hapur rrugën zbatimit të projektit investues, i cili ka një vlerë totale prej 373 milionë eurosh dhe bashkëfinancohet me kredi të dhëna nga Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH.