Njëzetë e tre fermerë të Petrelës përfituan nga programi “Mini-Grante në formë makinerish bujqësore”, i cili vjen si një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe organizatës gjermane Help. Në takim me fermerët e Petrelës, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë së bashku me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner. Gjatë fjalë së tij, Veliaj u shpreh se duhet të konsumohen sa më shumë produkteve vendase.