Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas pasi i është gjetur një armë zjarri, municion luftarak dhe një sërë sendesh të tjera të rrezikshme. Bëhet me dije se efektivët e komisariatit në kryeqytet kanë zhvilluar një operacion, gjatë të cilit kanë zbuluar se ky shtetas fshihte në banesë sende të jashtëligjshme.