Janë publikuar pamjet e grabitjes së tre ditëve më parë në qytetin e Vlorës, ku dy persona zbrazën brenda pak sekondash një dyqan pajisjesh elektronike. Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë tregon qartë dy të rinjtë me kapuç, të cilët shqyejnë derën e dyqanit me një goditje dhe hyjnë brenda. Ngjarja është regjistruar në një dyqan në bulevardin kryesor të qytetit bregdetar, ndërkohë që grabitësit ende nuk janë identifikuar.