Një sasi monedhash kelte me vlerë disa miliona euro janë vjedhur nga një muze gjerman, në atë që duket si një skenë filmash, mëngjesin e të martës. Punonjësit në muzeun në Manching, zbuluan vetëm pasi u paraqitën në punë se ekspozitori që mbante monedhat ishte thyer dhe të gjitha monedhat e arta ishin vjedhur. Hetuesit nuk kanë bërë publike detajet e grabitjes por zyrtarët lokalë folën për një ndërprerje të linjës telefonike dhe të internetit.