Dy të mitur dhe një 20-vjeçar kanë në prangat e policisë në Vlorë, pasi nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti. Tre të rinjtë me një pistoletë lodër si silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve. Me po të njëjtën armë lodër, pak më vonë ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant.