Një grabitje me armë zjarri është shënuar pasditen e së hënës (5 janar 2026) në një karburant në Fushë-Krujë. Autori I dyshuar Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi mësohet se ka përdorur një taksi, dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, I ka marrë xhiron ditore punonjësit të karburantit. Pas grabitjes autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave të Fushë-Krujës.