Finalizohet operacioni policor i koduar "Repeater" nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë. Vodhi një automjet, i cili u gjet më pas në servisin e tij në fshatin Gjoricë, vihet në pranga 42-vjeçari. Gjithashtu, procedohet penalisht një 17-vjeçar. Sekuestrohen veshje dhe automjeti me të cilin autori ka lëvizur ditën që ka kyer vjedhjen, automjeti i vjedhur, pjesë motorike automjetesh të tjera, të dyshuara të vjedhura.