Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Fierit, pasi kishte vjedhur katër biznese brenda një nate. Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu, më datë 19 prill, ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë.