Policia e qytetit të Janinës në Greqi ka deklaruar se ka shkatërruar një organizatë kriminale që vidhte makineri të rënda ndërtimi në Greqi, e më pas I shishnin ato në shtetin Shqiptar.Policia ka bërë me dije se janë arrestuar dy shqiptarë, si dhe janë identifikuar dy gra të cilat ishin pjesë e rrjetit kriminal ku njëra prej të identifikuarave ishte vajza e njërit prej hajdutëve.