Policia ka shpallur ne kërkim, shtetasin Emiliano Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi, I cili ka kryer tre grabitje ditën e hënë (5 janar 2026). Mesohet se Nikolli, pasi ka marrë një taksi në kryeqytet ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, ka kërcënuar taksistin me armë zjarri, të cilit pasi I ka marrë paratë e celularin, e ka nxjerrë jashtë makinës duke e marrë vetë drejtimin e automjetit.