Vodhi një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë, brenda pak orëve, Policia identifikoi dhe kapi autorët. Një prej autorëve u vu në pranga, ndërsa autori tjetër, për shkak të moshës, po ndiqet penalisht. Policia ka sekuestruar shumën e parave dhe sendet e vjedhura, dhe në bashkëpunim me Prokurorinë ua ka dorëzuar turistëve.