Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë spanjolle, pasi akuzohen për grabitjen me forcë të disa banesave në shtetin spanjoll. Aksioni policor u krye nga Garda Civile në Spanjë, ndërsa thuhet se dy shqiptarët ishin pjesë e një grupi kriminal, të cilët merreshin me grabitje.