Kryetari i PD, Sali Berisha mblodhi këtë të hënë kryesinë e partisë. Në fjalën e tij, ai u shpreh se pas votimit në parlament për imunitetin e Ballukut, tashmë kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetë Rama. ‘Me votimin në Kuvend mesazhi është i qartë, ju nuk do të mund të ushtroni kërkesa të ligjshme ndaj asnjë personi të lidhur me Ramës pa aprovimin paraprak prej tij. Për të funksionuar do të merrni aprovimin ndryshe ju presin 83 mandatet e krimit, të gatshëm për të rrëzuar çdo kërkesë.’ Kryedemokrati akuzat i hodhi edhe në drejtim të ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, i cili sipas tij po përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin.