Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progresraportin e vitit 2025, duke veçuar disa nga arritjet dhe sfidat kryesore që Shqipëria ka në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Rama shfaqi ambicien që brenda këtij viti të hapet edhe grupkapitulli i gjashtë, ndërkohë që diplomati Gonzato nënvizoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në komsionin e posaçëm të reformës zgjedhore.