Një gomone me 12 pushues ne bord ka kërkuar ndihmë në zonën mbas Gadishullit të Karaburunit në afërsi të gjirit të Gramës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës teksa pushuesit kishin zgjedhur te viziton këtë gji me gomone. Ata kanë leshuar sinjalin SOS , pasi ka pësuar defekt në motor dhe për pasojë lëvizte me shpejtësi të ulët ose qëndronte në det. Drejtuesit e mjetit të frikësuar dhe nga dallgët kanë kërkuar ndihme. Forcat delta dhe policia kufitare kanë shkuar ranë gomonës që lëshoi sinjalin sos, duke i shoqëruar për në qytetin e Vlorës. Pushuesit kanë dalë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.