Një 47 vjecar gjerman po lufton me jetën në spitalin e Traumës, pasi u godit nga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë. Turisti gjerman po notonte jashtë perimetrit të sigurisë pa asnjë masë mbrojtëse, në momentin që u godit na gomonia që drejtohej nga 27 vjecari Krenar Velaj. Ky është momenti kur 27 vjecari i jep ndihmën e parë turistit gjerman dhe më pas njofton policinë kufitare për ngjarjen në fjalë. I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin e Himarës, por për shkak të një plage në shpatull dhe në këmbë ai u transportua me helikopter drejt Traumës.