Është peshuar sasia e drogës e gjetur të premten në gomonen gjysëm të fundosur, që lëshoi sinjalin “SOS” në hapësirën detare midis Korfuzit dhe Igumenicës. Pas ekzaminimeve të kryrea dhe pas shoqërimit në policinë e Igumenicës të 50-vjecarit nga Saranda, Edmond Musa i njohur si “Çimoni”, policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues gjysëm të fundosur, ku u gjetën 80 kg marijuanë.