Qytetarët e Kosovës janë të lodhur nga ngërçi në Kuvend dhe ping-pongu i akuzave mes palëve politike për konstituimin e institucionit. Në lidhje me këtë ngërç kanë protestues shoqëria civile disa herë, ndërsa këtë të enjte, avokati Arianit Koçi ka mbajtur protestën simbolike duke parkuar në oborrin e godinës së Kuvendit të Kosovës katër gomerë.