Hakerat iranianë po cojnë më para luftën kibernetike ndaj Shqipërisë, tashmë përmes publikimit të të dhënave konfidenciale të institucioneve publike në vend. Teksa kreu i qeverisë, Edi Rama bëri apel në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike, hakerat iraninë kanë publikuar një tjetër databazë.