Autoritet ekuadoriane kanë sekuestruar tre don drogë, që sipas Policisë, I përkiste mafias shqiptare, e cila ka lidhur marrëdhënie me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane, si dhe me bandat në vend. Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një "goditje të madhe për mafian shqiptare". Droga u sekuestrua pas një kontrolli në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guayaquil që vepronte nën maskën e një ferme bagëtish, një port i madh dhe me rëndësi për trafikimin e drogës në tregjet e SHBA-së dhe Evropës. shefi i policisë së Guayaquil tha se oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan kokainën në kutitë me banana.