Policia e Tiranës ka vënë në pranga këtë të shtunë pronarin e një subjekti tabakino në rrugën “Xhanfize Keko” për shitje të mallrave të dyshuara të kontrabanduara dhe fshehje të të ardhurave. Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në dyqanin (tabachino) të një 52 vjecari, ku rezultoi se shiteshin paketa cigare të dyshuara të kontrabanduara dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Arrestimi i 52 vjecarit u bë falë finalizimit të operacionit “Cigarette” nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1115 paketa cigare, pa pullë fiskale, të gjetura gjatë kontrollit të dyqanit dhe të banesës së 52-vjeçarit. Materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.