Policia e Shtetit ka goditur një grup të strukturuar kriminal nga Kosova të cilët kryenin trafikim armësh e lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Në një konferencë për mediat, Policia ka njoftuar se pas hetimit 4 muajor janë arrestuar 3 shtetasit, Rigon Maliqi 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç, Shkëlqim Halabaku 27 vjeç të tre banues në Gjilan të Kosovës si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.