Katër shqiptarë u vendosën në pranga nga policia greke, nën akuzën se shpërdanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Athinës. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen publike nga mediat fqinje, por theksohet se ky operacion është vijim i një aksioni që ka nisur në muajin qershor të vitit 2023. Në qershor, u arrestuan dy persona dhe u shpall në kërkim një tjetër, por goditja e këtij grupi nuk fo mbaronte me kaq. Disa muaj më vonë, në tetor, u identifikuan dy shqiptarë të tjerë përmes bisedave dhe përgjimeve, të zbërthyera nga policia.