Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, për mashtrim me biznese të ndryshme duke u hequr si zyrtarë. Të arrestuarit janë Erjon Lika, Edmir Jaçe dhe Gazmir Ismailaj, ndërkohë të shpallurit në kërkim janë me inicialet I. K. dhe F. Gj. Të arrestuarit e kësaj të marte vepronin në formën e një grupi kriminal në zonën e Kamzës, duke mashtruar bizneset dhe duke I marrë shuma të ndryshme.