Hetimet për një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike, çuan në kryerjen e 21 kontrolleve të banesave dhe ambjenteve në Shqipëri dhe arrestimin e dy anëtarëve të këtij grupi. SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, zvicerane, polake dhe Eurojust zhvilluan këtë operacion ndërkombëtar, të shtrirë në disa vende të Europës.