13 shqiptarë, pjesëtarë të një bande që merrej me shtëpitë e barit në Barcelonë janë arrestuar nga Policia. Operacioni i kryer ka nisur prej një viti, ndërkohë që veç të tjerave, Policia ka bërë përllogaritjet edhe të një dëmi prej qindra mijëra eurosh që u kanë bërë shtetit me vjedhjen e energjisë.