Kryeministri Edi Rama ka publikuar projektet fituese të konkursit ndërkombëtar, ku 10 studio arkitekturore paraqitën përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, për ndërtimin e zyrave të reja për administratën publike. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kreu i qeverisë bën me dije se shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve përfiton në rolin e pronarit, katër projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike.