Presidenti rus, Vladimir Putin propozoi që nga vitit i ardhshëm të ketë rritje të tatimit mbi të ardhurat e përfituesve te mëdhenj. Ky propozim ishte pjesë e masave të marra nga autoritetet për të luftuar dëmet ekonomike, të shkaktuara prej pandemisë.Putin e bëri këtë njoftim në fjalimin e mbajtur përpara kombit, një javë përpara se të zhvillohej votimi për ndryshimet kontraverse kushtetuese, të cilat i mundësojnë liderit rus qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036.