Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro doli para Gjykatës së Posaçme, ku mësoi masën e sigurisë 'arrest me burg'. Edhe për specialistjen e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Luara Shteton u caktua e njëjta masë sigurie. Dy zyrtarët u arrestuan më 2 qershor 2023. Sekretarja e Shëndetësisë mori ryfshfet 330 mijë lekë për të favorizuar një kompani në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.