Spitalet dhe klinikat shëndetësore në Serbi kanë kaluar pragun e epidemisë, duke regjitruar përhapje te gjerë gjeografike në 21 rrethe, ndërsa trendi i incidencës është në rritje, sipas raportit të fundit të Institutit për Shëndetin Publik të Serbisë. Rastet e para të virusit të gripit në Serbi këtë sezon u regjistruan më 23 tetor. Që nga fillimi i sezonit të gripit, ai është konfirmuar në 21 rrethe në Serbi.