Gjykata Kushtetuese nuk pranon ankimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila kërkoi anulimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor që i hoqi statusin e magjistratit. Sipas kushtetuese, ky ankim duhet bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi KPA është institucioni që shqyrton këto ankime. Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi kërkesën në seancë plenare. Sipas këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese i kërkon gjyqtares së shkarkuar që të ankohej në Kolegjin e Posaçëm të Ankimit.