Është shtyrë sërish këtë të martë seanca gjyqsore në GJKKO ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”. Shkak, u bë mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte paraqitur raport mjekësor. Gjyqi për ish ministrin ndodhet ende në fazën e kundërshtimeve që Mediu po bën ndaj akt-ekspertizës së sjellë nga ekspertët.