Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri, pasi ky i fundit regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, kërkesë kjo e propozuar nga Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike. Në dokumentin e kallëzimit, Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të shohë kamerat e gjykatës, ku shihet qartë takimi I gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit. PD sqaron se gjyqtari Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi, pa lajmëruar askënd për të marrë pjesë në seancës gjyqsore.