Vakumi që la pas procesi i vettingut, ka bërë që gjyqësori të funksionojë në gjysmën e kapacitetit të tij. Numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë është shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, teksa shqetësuese mbetet mungesa e një procesi rekrutimi nga ‘Shkolla e Magjistratëve”. Kjo është panorama gjyqësore e depozituar në Kuvend nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.