Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca i kërkoi politikës shqiptare të unifikojë me Prishtinën, gjykimin ndaj politikave serbe. Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, ku u nënshkrua memorandiumi i bashkëpunimit mes kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës, Konjufca vlerësoi se një hap duhet bërë edhe drejt krijimit të një kornize të përbashkët të qëndrimit ndaj Serbisë.