Avokati mbrojtës i kompanisë AlbTek energy përmes një shkrese, dërguar gjykatës së posacme antikorrupsion, u shpreh se nuk mund të ishte i pranishëm në seancën e kësaj të enjte. Mbrojtja u bë shkak për shtyrjen e seancës me 7 ditë dhe caktimin e saj më datë 21 shtator në orën 9:30 minuta.