GJKKO ka caktuar datën 25 shtator për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Gjyqi do të zhvillohet në orën 11.00 Ndërkohë kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.